Seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjit është shtyrë sërish. Ajo do të mbahej ditën e sotme, por njëri nga anëtarët e trupit gjykues nuk ka qenë i pranishëm.
Njoftimi i gjykatës:
“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës se Apelit Tirane, ju njoftojmë se:
Sot me date 30.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.
Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anëtaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishëm.
Ne kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do te mund te zhvillohet. Dita dhe ora e seancës se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet”
Deputeti Salianji është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të tij, të pretenduara si të rreme, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt.