Ditën e sotme ka qenë për t’u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Seanca ishte parashikuar të mbahej në orën 13:00 në Gjykatën e Apelit në Tiranë, por sipas burimeve, për arsye të mosformimit të trupit gjykues, gjyqi ndaj tij nuk mund të zhvillohet ditën e sotme.
Deputeti demokrat u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babalja”.
Ai, së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi – i cili u dënua me gjashtë muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti – e kanë çuar çështjen në Apel, pasi nuk pranuan vendimin e shkallës së parë që ka kryer dyshja “kallëzim të rremë”.
Salianji dhe Olldashi u shpallën fajtorë për akuzën e “kallëzimit të rremë” lidhur me inskenimin e audio-përgjimit, me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.
j.l./ dita