Çështja Becchetti nuk është fatura e vetme e kripur që taksapaguesit shqiptarë të cilët ushqejnë buxhetin e shtetit, do të kontribuojnë për mosmarrëveshjet mes qeverisë dhe një investitori të huaj. Të dhënat e raportit të mesvitit mbi zbatimin e buxhetit 2019 dhe 2020, Qendrёs Ndёrkombёtare pёr zgjidhjen e Mosmarrёveshjeve tё Investimeve si dhe Raportit Vjetor Mbi Zbatimin e Buxhetit te Shtetit 2018, i publikuar nga Kontrolli i Lartё tё Shtetit, Open Data Albania, tregojnë se deri nё Qershor 2020, Shteti Shqiptar njeh detyrime tё mbetura që lidhen me Arbitrazhet Ndërkombëtare në vlerën totale prej 109 mln e 485 mijë e 296 Euro.
Detyrimi kanë të bëjnë me dëmshpërblime që shteti shqiptar duhet tu japë palëve, kryesisht biznese që kanë fituar në arbitrazh ose kosto shpenzimesh arbitrazhi. Këto detyrime përveçse janë të formës përfundimtare, edhe janë njohur nga shteti. Ndërkohë ka procese të tjera arbitrazhi që ende nuk kanë marrë formën përfundimtare apo ende nuk janë njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar të cilat janë fatura potenciale në kurriz të taksapaguesëve shqiptarë.
Po njësoj detyrime janë edhe kostot administrative tё arbitrazhit apo kamatat e mos shlyerjes së detyrimit menjëherë në kohë.Në gjyqet ndërkombëtare të arbitrazhit për të cilat Shteti shqiptar njeh detyrime financiare janë shtatë çështje. Këto detyrime janë dëmshpërblime për Investitorё Privatё apo Biznese që kanë pretenduar apo paditur Shtetin shqiptar, sikurse edhe kosto që lidhen me procesin e gjykimin në arbitrazh;
J & P Avax kundër Ministrisë së Transportit;
SAFA shpk kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
Valeria s.r.l kundёr Ministrisё së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Anglo-Adriatica Group Limited vs Shqipërisë kundër Ministrisë së Financave
Porti Karpen HFW LLC kundrejt Shqipërisë;
TIA (Tirana International Aeroport) shpk kundrejt Shqipërisë
Sinkron Aranita Brahaj
“Kostot nuk vijnë menjëherë. Nëqoftëse shteti shqiptar miraton një ligj me palë përfituese shteti shqiptar duket sikur nuk ka difekt apo problematikë. Por në momentin që kjo nuk realizohet, palës i lind e drejta që ta zgjidhë mosmarrëveshjen në arbitrazh dhe të kërkojë vlerën e munguar të kontratës që nuk ka realizuar” u shpreh Aranita Brahaj, Open Data.
Por peshёn më tё madhe ndaj faturës totale tё Arbitrazheve, me rreth 91,3% e ka Çështja Hydro dhe tё tjerёt kundёr Shqipёrisё – Familja Becchetti. Ky vendim është njohur nga shtetit shqiptar si detyrim që në dokumentin zyrtar Raporti i Mes Vitit mbi Zbatimin e Buxhetit 2019, tё publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisё. Detyrimet për këtë cështje janë në vlerën 99.6 milion Euro Dëmshpërblim i drejtpërdrejtë ndaj Investitorit dhe 0.3 milion Euro kosto administrative tё procesit tё arbitrazhit. Në llogaritë e tij, Shteti Shqiptar e ka njohur vetëm 99.9 milion Euro. Por Vendimi i Arbitrazhit e ka gjykuar 108 milion euro.
Vlera e njohur dhe raportuar nga Qeveria Shqiptare nuk përfshin kamatën për vonesën e pagesës së Dëmit të Vendimit 2018. Në këtë vendim parashikohet se për cdo vit Vonesë Qeveria Shqiptare ngarkohet me një kamatë që është normë LIBOR plus 3% interes të përbërë, kamatë që e rrit detyrimin çdo vit me disa miliona euro shtesë. Shkak i mosmarrёveshjeve mes palёve është pengesa për realizimit e investimeve nё hidrocentralin e Kalivaçit, televizionin Agon Channel dhe impjantin e trajtimit tё mbetjeve nga kompanitё Hydro s.r.l dhe Costruzioni s.r.l. Palë përveç Francesco Becchetti në pretendim janë edhe aksionerët e tjerë Mauro De Renzis, Stefania Grigolon dhe Liljana Condomitti. Por gjykata e arbitrazhit ka pranuar vetëm padinë për investimin në Agon Channel.
Njё tjetёr detyrim lind nga konflikti i shtetit shqiptar me Anglo-Adriatic Group Limited, e cila krijoi në Shqipëri fondin Anglo Adriatika Investment Fund sh.a me qëllim mbledhjen e kuponëve të privatizimit. Ky konflikt i kushton shtetit 1 milion euro. Kjo çështje në arbitrazh është fituar nga shteti ynë, por pagesa njihet për shpenzimet administrative të Arbitrazhit.
Nga Buxheti i Shtetit duhet tё paguhet gjithashtu dhe vlera prej 550 000 Euro pёr konfliktin ndërmjet Ministrisё sё Bujqёsisё dhe Zhvillimit Rural dhe kompanisё Valeria Italia s.r.l. Kompania Italiane Valeria s.r.l ka filluar procesin e arbitrazhit ndaj Shqiperise nё vitin 2018, në lidhje me një ndërmarrje të fermave të produkteve bujqësore. Sipas Raportit tё Mes-vitit tё Zbatimit tё Buxhetit 2020, Ministria e Financave dhe Ekonomisё njeh si detyrim tё Shtetit Shqiptar ndaj Palёs Private vetёm koston totale tё shpenzimeve pёr avokatёt dhe kostot fillestare tё arbitrazhit nё vlerёn 769 500 Euro, dhe deri nё Qershor 2019 janё likujduar nga shteti shqiptar 219 500 Euro. Për këtë Çështje nuk ka ende njё Vendim final tё Gjykatёs Ndёrkombёtare tё Arbitrazhit.
Burime të Top Story zbuluan se kjo çështje ishte diskutuar për tu zgjidhur me marrëveshje. Por Firma ligjore që po mbron kompaninë italiane Valeria |SRL në padinë ligjore kundër kundër shtetit shqiptar në Arbitrazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar përmes një njoftimi se kjo gjykatë ka vendosur të marrë në shqyrtim kërkesën e saj duke rrëzuar mundësitë e arritjes së një marrëveshje mes kompanisë italiane dhe shtetit shqiptar.
Njё tjetёr shumё qё duhet tё paguhet nga Buxheti i Shtetit ёshtё detyrimi ndaj shoqёrisё “J&P AVAX” s.a, nё vlerёn 4 214 402 Euro, si rezultat i konfliktit mes kompanisё dhe ish Ministrisё sё Punёve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Konflikti ka lindur pёr shkak tё mosmarrёveshjeve mes palёve gjatё zbatimit tё kontratёs nr. C-006, datё 22.05.2005 Pёr ndёrtimin e segmentit rrugor Gjirokastёr – Tepelenё, pjesё e korridorit Veri-Jug.
Konflikti mes kompanisё SAFA sh.p.k dhe Ministrisё sё Infrastrukturёs dhe Energjisё i ka shkaktuar buxhetit tё shtetit koston prej 3 543 338 Euro. Kjo çёshtje lidhet me projektimin dhe ndёrtimin e rrugёs Tiranё – Elbasan. Nga Raporti i Ministrisё sё Financave evidentohet se nё kёtё vlerё janё pёrfshirё vlera e dёmshpёrblimit ndaj Investitorit prej 2 495 166 Euro dhe kostot administrative tё Arbitrazhit nё vlerёn 1 048 166 Euro.
/Burimi: Top Channel/