Ministri i Jashtëm grek Vassilis Kaskarelis do të zhvillojë një takim me homologen e tij shqiptare Olta Xhaçka, në Samitin për Ministrat e Jashtëm të NATO-s që do të mbahet në Oslo.
Mediat greke raportojnë se një takim mes dy zyrtarëve të lartë do të bëhet me qëllim diskutimin mbi arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorit të tij Pantelis Kokavesit.
Protothema raporton se ministri i Jashtëm grek është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadoren greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, për t’u informuar vazhdimisht mbi çështjen e për t’i dhënë asaj udhëzimet e duhura për trajtimin e këtij rasti specifik.
Më tej media greke shton se ambasadorja greke është takuar së fundmi me të dy të burgosurit dhe është në komunikim të vazhdueshëm me të afërmit dhe avokatët e tyre.