Çështja e Butrintit, ironizon Rama: U pagëzove më në fund, mirë se erdhe në klubin e të korruptuarve

Kryeministri Rama, në një komunikim për mediat ka folur edhe për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, çështje e cila ka shkaktuar shumë debate kohët e fundit.

Në fjalën e tij kryeministri nuk ka kursyer ironitë, ku i është drejtuar Michel Granov, duke i thënë se tashmë më në fund u emërua si i korruptuar.

“Meqenëse kjo puna e Butrintit doli fuqishëm dhe dua t’i bëja unë doja t’i bëja një urim Michel Granovi sepse është edhe shqiptar e më në fund u emërua i korruptuar. Doja t’i bëja një urim publik, më në fund u pagëzua si i korruptuar, kisha shumë kohë që mezi prisja ta merrte dhe ky këtë post, u përlyer me këtë ujin e baltës. Mirë se erdhe në grupin e të inkriminuarve.”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *