Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me çështjen e detit që vendi ynë ka me Greqinë.
Berisha nga Gjirokastra tha se kur PD ishte në pushtet kishte një marrëveshje prej 6 miljes por kjo u thye kur kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet.
Sakaq theksoi se Rama ka konsumuar veprën e tradhtisë kombëtare në lidhje me këtë çështje.
“Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme. Prapa marrëveshjes qëndron qëndrimi i papërgjegjshëm. Nuk ja mohon askush pasi është konventa. Greqia ka të drejtën e 12 miljeve por deri në vitin 2013-2021 i qëndroi ligjit që reklamonte 6 milje. Në atë marrëveshje kërkohej që Saranda të shpallej gji i thellë, haruan që Greqia po bënte marrëveshje kur ajo kur të donte kalonte në 12 milje. Marrëveshja u firmos mes dy vendeve kur të gjitha zonat e naftës dhe gazit binin në territorin tonë. Ne arritëm në një marrëveshje. Vija mund të jetë identike por Gjykata e rrëzoi. Marrëveshjen ishim mundësi ta çonim në Hagë. Kur erdhi në pushtet Rama refuzoi që çështja të kalonte në Hagë. Nuk mund të negociohej pa pikat në Gjykatë por bënë thjesht takim me Kociasin. Kur erdhi ministri i Jashtëm u shkel vendimi i Gjykatës. Meta ia nxori kartonin e kuq, ku u vërtetuan shkeljet. Greqia kaloi direkt tek 12 miljet, kryeministri duhet të tregonte që po ndryshonin rregullat e lojës. Rama ka konsumuar veprën e tradhtisë kombëtare”, tha ai.