Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, në një intervistë për mediat greke ka folur lidhur me çështjen detare me Shqipërinë. Dendias u shpreh se Shqipëria ka rënë dakord dhe se kryeministri Edi Rama është dakorduar në parim lidhur me këtë çështje. Ai shtoi se marrëveshja është gjithashtu edhe një shembull për Turqinë.
Pjesë nga intervista:
Çfarë po bëhet me projektin e marrëveshjes? Do të zhbllokohet një moment?
Dendias: Po, do të zhbllokohet. Besoj më herët se sa e mendojmë. Historia e marrëveshjes në parim me Shqipërinë është diçka për të cilën unë jam veçanërisht i lumtur. Do mund të thoja dhe krenar. Shqipëria ka rënë dakord në parim dhe këtu duhet të vendosim emër, Edi Rama u dakortësua në parim me sa pikërisht i propozojmë dhe Turqisë. Se si konkretisht do të specifikohet në draft projekti për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, do duhet ta shohim në kuadrin e autorizimit që do t’i jepet qeverisë Rama nga presidenti shqiptar. Por parimisht, marrëveshja është e shkëlqyer, një marrëveshje shembull për Turqinë. Sepse të mos harrojmë se Edi Rama është mik i ngushtë i presidentit Erdogan, Shqipëria është vend mik i Turqisë. Unë besoj se mund të jetë njësoj vend mik edhe i Greqisë. Nuk e konsideroj një lojë të zhumëzuar me zero. Por Shqipëria, mikja e Turqisë, ra dakord, bëri marrëveshje pikërisht me të njëjtin propozim që i bëmë dhe Turqisë. Mendoj se ky fakt duhet të jetë qetësues për deep state turk, përsa i përket qëllimeve greke.