Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë pasdite në lidhje me një çështje që po qarkullon në media prej ditësh në lidhje me doganat shqiptare.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se e gjithë ngjarja do t’i raportohet publikut nga ekspertët sapo të ketë përfunduar procesi i operacionit.
Sakaq shton se çështja e publikuar në media është vetëm një keqtrajtim ndaj publikut që bëhet vetëm për interesa pronarësh.
“E gjithë ngjarja do t’i raportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione. Keqardhje e madhe për keqtrajtimin që i bëhet publikut për interesa pronarësh në media”, shkruan ai.