Çështja e doganave shqiptare, reagon Salianji: PS fut në xhep paratë e shqiptarëve duke zhdoganuar falas makinat luksoze

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me një çështje që po qarkullon në media prej ditësh në lidhje me doganat shqiptare.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Salianji shkruan se “mazhoranca fut në xhep milionat në xhep ,duke zhdoganuar falas makinat luksoze”.

“Babëzia e kësaj qeverie nuk ka limite. Në një kohë që kriza është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare, qeveria prej muajit korrik ka hequr edhe atë kacidhe mbështetjeje, që jepte për shtresat në nevojë.

Ndërsa nga fronti i Doganave mësuam sot të tjera bëma. Ustallarët e Rilindjes fusin në xhep miliona me evazion fiskal, duke zhdoganuar thuajse falas makinat luksoze të të fortëve të cilat i klasifikon si mjete të dëmtuara. Zinxhiri është shumë i qartë; të fortët fusin makina luksoze me xhama të zinj pa doganë, të cilat përdoren nga krimi dhe vrasësit, ndërsa paratë iu shkojnë në xhep drejtorëve të mëdhenj të Doganës dhe qeveritarëve. Por ky kut nuk zbatohet për qytetarët e thjeshtë, të cilët sorollaten nëpër dogana edhe për një çantë dhuratë që iu vjen nga të afërmit emigrantë.  Ky është standardi i Rilindjes me treziorierin e partisë Gent Gazhelin, i cili çuditërisht është drejtori më i akuzuar për korrupsion por më i mbrojturi nga kryeministri”, shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *