Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i është drejtuar dyerve të SPAK për të disatën herë, në lidhje me çështjen ‘Partiazani’.
Sipas numrit 2 të Partisë Socialiste kjo është një aferë dhe sot ka sjellë sipas tij prova të reja.
Prej shumë kohësh në hetim ende nuk ka një përfundim të kësaj çështje.
“Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund!”, shkruan Balla në ‘Facebook’.