Çështja e targave, Ramush Haradinaj i bën thirrje Albin Kurtit të tërhiqet nga vendimi

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas zhvillimeve të ditës së sotme që lidhen me dialogun në Bruksel.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të tërhiqet nga vendimi për targat si dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca të thërrasë urgjentisht parlamentin.

“I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë”.

“I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërras Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situatës së krijuar”.

“Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar”.

Haradinaj ka ftuar edhe qytetarët serbë që të përmbahen nga aktet e dhunës.

“I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd”.

“Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve”, ka deklaruar Haradinaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *