Çështja “McGonigal”/ Lala: Agron Neza është ‘Kutia e Pandorës’ në këtë histori! Ish-zyrtari FBI vizitoi…

Gazetarja Klodiana Lala e konsideron rolin e ish-zyrtarit të SHISH, Agron Nezën si vendimtar që mund të hedhë më shumë dritë për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

E ftuar në emisionin “Open”, Lala tha se nuk mund të pranohet një heshtje kaq e gjatë nga kryeministri Rama për këtë çështje. Sipas saj, McGonigal ka zhvilluar një takim në zyrën e Ramës, por i pashoqëruar nga zyrtarë të ambasadës amerikane.

“Ky është një ndër skandalet që ka nevojë për një hetim shterues. Rama ka pritur McGonigal në zyrën e tij kur ishte në detyrë. Ne e dimë që çdo zyrtar amerikan kur viziton duhet të jetë i shoqëruar nga përfaqësuese të ambasadës, gjë që nuk ka ndodhur.

Kjo histori po bën bujë në SHBA pasi ka të bëjë më interesat ruse. Deripaska është një oligark shumë i afërt me Putin. Unë mendoj se Deripaska nuk na intereson por na intereson përfshirja e zyrtarëve shqiptarë. Ditët e fundit ka patur një tentativë për ta relativizuar këtë çështje. Media duhet ta trajtojë këtë çështje me interes të madh pasi ngre dyshime të mëdha se si funksionon vendi ynë. Roli i personit A në dosjen hetimore, Agron Neza ka një rol vendimtar në këtë histori. Mendoj se ai është Kutia e Pandorës në lidhje me këtë histori. Ai ka rrëfyer dhe është në rolin e dëshmitarit. Ai ka qenë i pranishëm në Shqipëri dhe ka qenë edhe në një takim me një politikan tjetër.

Është edhe roli i Dorian Duçkës që duhet sqaruar. Nuk mund të pranohet të ketë një heshtje kaq të gjatë të kryeministrit lidhur me këtë çështje. Thuhet që të dhënat e nisura për hetimin e PD-së kanë dalë nga zyra e kryeministrit. Nëse nga qeveria ka patur një ndërhyrje për të përçarë opozitën është një akt i rëndë. Të gjitha këto arsye e bëjnë çështjen shumë shqetësuese. Drejtësia ka çdo mundësi të nisë një hetim”, tha Lala,

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *