Konferenca e Kryetarëve pranoi kërkesën e grupimit të Enkelejd Alibeajt dhe futi në kalendarin e punimeve të Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama lidhur me skandalin ‘McGonigal’.
Sakaq, në mbledhjen e sotme, përfaqësuesja e PD në Konferencën e Kryetarëve, Flutura Açka ka ngritur me forcë shqetësimin për mënyrën se si u mbyll seanca e shkuar duke shmangur kështu debatin për skandalin McGonigal. Ajo e quajti fashizëm Parlamentar atë që ndodhi në Kuvend.
“Po ndodh fashistizimi i Parlamentit. Në nuk jemi as prokurorë dhe as inkuizitorë por jemi mandatuar të kërkojmë llogari dhe mbyllja e seancës është shkelje e Rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutës së Republikës”, – mësohet të ketë thënë deputetja demokrate.