Sërish e gjithë vëmendja tek Johnny Depp dhe Amber Heard. Tashmë çështja mes tyre është plotësisht e mbyllur ku aktorja ka vendosur që t’i paguajë detyrimet Depp.
Mirëpo Depp nuk ka dashur kurrsesi paratë e Heard. Por çfarë dëshironte aktori?
Pikërisht që të nxirrte në shesh të vërtetën dhe imazhi i tij të pastrohej nga përbaltja. Kështu ka thënë një përfaqësues ligjor i aktorit.
Ekipi ligjor i Depp ka thënë se: “Ne jemi të kënaqur që zyrtarisht mbyllim derën e këtij kapitulli të dhimbshëm për Depp, i cili e bëri të qartë gjatë gjithë këtij procesi se prioriteti i tij ishte nxjerrja në dritë e së vërtetës. Vendimi unanim i jurisë dhe gjykimi rezultues në Favorizimin e Depp kundër Heard mbetet plotësisht në vend. Pagesa prej 1 milion dollarësh që Depp është zotuar dhe do t’i dhurojë në fakt për bamirësi, përforcon njohjen e Heard për përfundimin e ndjekjes rigoroze të sistemit ligjor për drejtësi”.
Tashmë dy aktorët kanë vendosur që të mbyllin çdo gjë mes tyre dhe të jetojnë jetët në paqe. Një burim ka thënë për aktoren për Mail Online se tashmë Amber dëshiron që të fokusohet vetëm tek jeta e saj.
“Amber tani mezi pret të vazhdojë me jetën e saj siç kishte planifikuar të bënte gjashtë vjet më parë”, ka thënë burimi i afërt.
“Ajo dëshiron ta lërë pas vetes këtë episod fatkeq dhe të kthehet tek ajo që do në jetë; karrierën e saj, familjen dhe kauzat e saj”–vijoi më tej burimi.