Çështja ndaj ish-ministrit Tahiri/ Daniela Shkira, gjyqtarja e tretë që jep dorëheqjen nga shqyrtimi. Ja kush e zëvendëson…

Drejtësia e re duket se nuk ka “këllqe” që të gjykojë personazhet e vjetra të botës së krimit dhe politikës.

Kështu ka bërë edhe Daniela Shkira, e cila është bërë gjyqtarja e tretë në radhë që jep dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes penale, ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Lajmi është konfirmuar nga mediat, që sqaruan se, Shkira është zëvendësuar nga gjyqtari Florian Kalaja.

Vlen të theksohet, se më herët kanë dhënë dorëheqjen Miliana Muça dhe Ilirjan Olldashi. Aktualisht, trupa gjykuese ndaj çështjes “Tahiri”, përbëhet nga Florian Kalaja, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.

Asnjëri prej tyre nuk është gjyqtar në Apelin e Posaçëm, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë seanca për Tahirin e Çelën pritet të mbahet nesër (datë 05.01.2022) në orën 10:00.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *