Reperi i njohur Arkimed Lushaj ose siç njihet ndryshe si Stresi, ka qenë i ftuar në “Ftesë në 5” ku ka folur për ngjarjet e ndodhura së fundmi dhe largimin e tij nga Shqipëria për 10 muaj.
Ai tha se përgjatë këtyre 10 muajve kishte qëndruar në Londër, duke shpjeguar më tej se ishte i detyruar të largohej dhe shtoi se kësaj here është rikthyer i depolitizuar dhe s’ ka ndërmend të përfshihet në asnjë protestë.
“Është vuajtje e madhe të të kapin policët për 12 ditë për një protestë. Aq më tepër që unë i mbrojta policët se kam miq policë vetë dhe s’ më vjen mirë t’i shoh të gjakosur. Por t’i shkojnë mamit tim në orën 3 të natës e të më kërkojnë mua si kriminel, kjo s’ është normale. Çfarë kisha bërë unë?!”, u shpreh ndër të tjera reperi.
/Priza.al/