Luiz Ejlli gjithmonë ka thënë se nëse Kiara del nga shtëpia e Big Brother VIP, ai do ndërpresë rrugëtimin dhe do dalë bashkë me të. Por duket se Kiara nuk do të bëjë të njëjtën gjë, nëse ndodh e kundërta.
E pyetur ditën e sotme nga Olta se nëse vjen një ditë që Luizi del përpara asaj nga shtëpia, si do veprojë ajo, Kiara tha se do vijojë rrugëtimin dhe nuk do e ndërpresë.
Ajo u shpreh se ka dëshirë të qëndrojë duke shtuar se fakti që ajo rri në qetësinë e saj ndonjëherë, nuk e bën atë lojtare të dobët. Moderatorja tha se është “Bricjap” në horoskop dhe se shenjat si ajo nuk heqin dorë kollaj.
”Ai nuk e thotë kurrë. Unë do rri. Do rri do rri, leje ça rri urtë ndonjëherë, jam bricjap unë. Avash avash” – u shpreh moderatorja.