Donald Veshaj është pyetur nga Antonela Berisha se nëse Beatrix Rmosaj do largohej nga shtëpia a do bënte të njëjtën gjë dhe ai. Aktori nuk u mendua aspak dhe e dha përgjigjen menjëherë.
Ai tha se do largohej gjithashtu dhe nuk u mendua dy herë për përgjigjen e dhënë, “Po, normal”- u përgjigj Donaldi.
Më pas shtoi me shaka se në qoftë se nuk shtyhej më brenda në shtëpi do largohej.
Pjesë nga biseda:
Antonela: Me dal Trixa, a del dhe ti pas Trixës?
Donaldi: Po, normal. Varet sa afër është fundi. Në qoftë se nuk shtyhet këtu brenda…
Kujtojmë se dy ditë më parë Beatrix u ndje keq dhe kërkonte që të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Këngëtarja tregoi se nuk ndihej aspak mirë dhe se e gjithë situata brenda në shtëpi po e “çmendte”.
/Priza.al/