Në dy ditët në vijim banorët e kryeqytetit do të përballen me një realitet të ri, mungesën e energjisë elektrike për një farë kohë dhe në disa zona të caktuara.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë të ditur se ditën e nesërme në Tiranë, do të ndërpriten dritat pjesërisht në 8 zona. Në një postim në Facebook, OSHEE shkruan se, energjia elektrike do të stakohet për nga 1 orë në zonat e mëposhtme për shkak të kalimit të rikonstruksionit të “NST Kashar”.
Dritat gjithashtu do të stakohen edhe në 30 prill në orën 99:00-10:00 në autostradën Tiranë-Vorë dhe Vorë-Fushë Krujë.
Njoftimi i plotë i OSHEE:
“Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 29 prill. Pas përfundimit të investimit për rikonstruksionin e NST Kashar, në datën 29 prill do të stakohet energjia në disa zona për shkak të kalimit me furnizim energjie të fiderave të rinj 20kV, nga skema provizore në skemë përfundimtare.
Më poshtë oraret e kufizimit të energjisë në zonat përkatëse në Tiranë:
09:00-10:00
Ujësjellësi Bërxull, Pompat Ujësjellësi Laknas, Depo Farmaceutike, Shkolla Epoka, Turku Ozal
10:00-11:00
Ald-Kris Derby, Agroplast, FPM
11:00-12:00
Stela, Diekat
12:00-13:00
ATLAS shoqëri mielli
13:00- 14:00
City Park.
14:00-15:00
QTU, Red Bull, Euro-Max
16:00- 17:00
Spitali Hygea
17:00- 18:00
Tirana Biznes Park.
30 prill
09:00-10:00
Pjesërisht bizneset Autostrada Tirane-Vorë, Vorë-Fushë Krujë”.
/Priza.al/