Ndonëse nuk u celebruan kurrë zyrtarisht, “divorci” i Shakirës dhe Gerard Pique ka gjasa të zgjasë shumë.
Kjo për shkak të fëmijëve. Pasi ndarja e tyre u bë fakt i kryer, nuk kanë munguar spekulimet se çfarë do të ndodhë më fëmijët e këngëtares dhe futbollistit. U përfol gjatë se Shakira dëshiron të shpërngulet në Miami së bashku me Sashën dhe Milan, mirëpo Pique është një pengesë për këtë vendim.
Së fundmi, avokatja e yllit të muzikës pop është shprehur në një intervistë se ka shpresë që për hir të fëmijëve ish-çifti të arrijnë në një mirëkuptim.
“Ne të gjithë shpresojmë kështu”, tha ajo në një deklaratë për Europa Press.
Deri në këto momente që flasim, avokatja Pilar Mane u shpreh se nuk është arritur një marrëveshje midis mbrojtësit të Barçes dhe autores së hitit “Waka Waka”dhe se negociatat po rezultojnë të vështira.
Agjencia e lajmeve raporton se ylli i muzikës pop ka mbajtur disa takime me avokaten e saj për të diskutuar një strategji në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve.