Drejtuesi i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tregoi se çfarë do të ndodhë me kryesimin e Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 14 majit.
“Do të nisë një proces riorganizimi dhe zgjedhor, horizontal dhe vertikal, rikonceptim dhe rinovim i Partisë Demokratike. Ajo që ju them sot, është se nuk i shmangem sfidave. Madje, atëherë kur sfidave nuk i del zot njeri, unë e kam kënaqësi për t’i vënë shpatullat një situate delikate. Fokusi im është të ruajmë dhe rinovojmë atë që quhet Parti Demokratike. Pak rëndësi ka se çfarë ndodh me proceset brenda PD-së”, tha Alibeaj./A2Cnn