Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në deklaratën e sotme për shtyp foli për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë i cili fitoi zgjedhjet një ditë pas arrestimit nën akuzën për blerje vote.
Celibashi u shpreh se Beleri është kandidat fitues, i mandatuar nga zgjedhësit për të drejtuar këtë bashki. Ai shtoi se situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.
“Ai është kandidat fitues. Nëse nuk do ketë kontestime dhe do të konfirmohet ky rezultat deri tani ai konsiderohet i mandatuar për të drejtuar bashkinë. Situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor. Më tej do të flasim nëse do të ketë zhvillime të reja” – deklaroi ai.