Juliana Nura ka folur me Gresa Hotin brenda në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova.
Ajo ka zbuluar se pas daljes e pret gjyqi në Londër, bëhet fjalë një shkelje në trafik, më saktësisht tejkalim shpejtësie. Por, gjatë bisedës ajo ka zbuluar një tjetër detaj se ka disa patent shoferë, pasi kur ka ndërruar emrin ka mbajtur edhe atë të Finlandës.
Juliana i thotë Gresës që duhet të shkoj patjetër në Londër për atë gjyq se i kam ngarë shpejt makinës. Gresa i thotë po pse ka shkuar puna deri tek gjyqi? Juli i kthehet: Po se i kam ngarë shumë shpejt. Po Gresa i thotë paguaje, kurse Juli i thotë që nuk është opsion kjo. Totali ka qenë 50 po un isha me 90.
Gresa i thotë veç për këtë duhet të shkosh në gjyq? Juli i thotë po. Gresa i thotë po çfarë do bësh ti në gjyq? Do them që ka qenë natë dhe i ngava makinës thotë Juli por unë i kam tre patenta të shoferit, i kam të Finlandës me një emër tjetër. Kur e kam ndruar Xh i kam dy patent kështu që mund t’i përdor dhe të tjerat po nuk dua.
Në kompjuter shikohet se e kam të Anglisë por nuk shihet se e kam edhe të Finlandës dhe ato dy tjerat. Veç të Anglisë e marrin, të Finlandës jo. Ishte natë dhe thashë se askush nuk do ish, isha t’u kry punët. E di që kam bërë gabim e nuk e bëj më.
Motorrin e kam në Londër. Gresa i thotë motorrat më pëlqejnë shmë. Juli i thotë kur të vish në Londër ta jap një xhiro. Gresa i thotë që një herë jam rrëzuar, ishim shumë shpejt por shyqyr se shpëtuam.
Asaj i ishte publikuar një video intime, ku gjatë asaj kohe, Xhuli është shprehur se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë. Banorja e Big Brotherit gjithashtu ka treguar edhe si e kanë përjetuar prindërit e saj një situatë të tillë. “Besoj shumë keq, sepse nuk kemi fol shumë për këtë gjë, sepse është një periudhë për të cilën prindërit nuk dëshirojnë të flasin, sepse e di që janë lënduar shumë, nuk janë lënduar vetëm se vajza e tyre ishte në momente shumë të vështira, por ishin lënduar edhe nga fisi, nga rrethi, me fjalët”, është shprehur ajo në një intervistë të para pak mujsh.