Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishim baktere në trupin tonë?

Mjafton vetëm mendimi që në trupin tonë gjenden ‘triliona’ baktere dhe menjëherë mund t’ju hipin të dridhurat apo jo? Ky është thjesht një mendim por, sic thotë edhe Anne Maczulak, mikrobiologe e njohur:

“Për aq kohë sa njerëzit nuk mund të jetojnë pa karbon, azot, mbrojtje nga sëmundjet apo aftësinë për të tretur ushqimin e tyre, ata nuk mund të jetojnë pa baktere.” Mikrobiologia vijon duke thënë se:

“Bakteret, një fjalë që shpesh krijon një ndjenjë shqetësimi tek shumica prej nesh, por në fakt, është një nga format e para të jetës. Mund të jetë mjaft alarmante të dimë se ka baktere në të gjithë lëkurën, flokët dhe madje edhe brenda trupit tonë, por vetëm disa lloje bakteresh janë të rrezikshme. Shumica e baktereve janë të mira dhe pa to, jeta në tokë nuk do të ishte e mundur.” Por si na ndihmojnë bakteret?

Bakteret ndihmojnë sistemin tonë të tretjes

Bakteret ofrojnë përfitime të shumta për trupin e njeriut. Në sistemin e tretjes, ato ndihmojnë në tretjen e ushqimeve si: fibrat bimore që ne nuk mund t’i tresim vetë. Fibrat bimore nga frutat, perimet, bishtajoret dhe drithërat nuk janë të nevojshme vetëm për sistemin tonë të tretjes, por edhe si ushqim për “bakteriet e mira”. Lactobacillus ndihmon në tretjen e sheqerit për shembull.

Pasurojnë trupin me vitamina

Sipas Maczulak, bakteret në sistemin tonë të tretjes pasurojnë trupin me vitaminat thelbësore si; biotina dhe vitamina K që janë burimi ynë kryesor i disa prej këtyre lëndëve ushqyese.

Ato largojnë bakteret e dëmshme

Shumë baktere që jetojnë brenda gojës, fytit, hundës dhe zorrëve tona nuk lejojnë që mikroorganizmat e tjerë të dëmshëm të jetojnë në trupin e njeriut. Bakteret në zorrë punojnë me sistemin imunitar për të mbrojtur trupin nga sëmundje të ndryshme.

Mbrojnë lëkurën 

Pjesa më e madhe e baktereve në lëkurën tonë janë aty për të parandaluar bakteret e tjera të dëmshme që të krijojnë ‘mburojë’.

Forcojnë sistemin imunitar

Ekspozimi ndaj baktereve është treguar që nga kohërat e lashta se është pjesë e rëndësishme e zhvillimit të sistemit tonë imunitar. Bakteret dihet se forcojnë sistemin imunitar për të luftuar më vonë viruset e dëmshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *