Çfarë do të ndodhë mes tij dhe Keisit pas ‘BBV’? Kristi jep përgjigjen

Dy banorët e “Big Brother Vip”, Kristi dhe Keisi nisën një lidhje brenda shtëpisë e cila nuk zgjati shumë. U përfol gjatë në rrjet për shkak të lidhjes së tij të mëparshme me një vajzë të huaj, ku duket se mes tyre nuk i kishin mbyllur ende.

Pasi Keisi i kërkoi ndarjen, këngëtarja i ka lënë ‘dyert e hapura’ që njohja me Kristin të vijojë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother, ndonëse atje vendosi që të mos e vijojë më historinë që nisën. Por Kristi duket se nuk është në të njëjtin mendim.

Në emisionin radiofonik live nga shtëpia e BBV, Kristi tha se është më mirë që ajo histori të mbetet e mbyllur.

Ndërsa Keisi, pasi la shtëpinë tregoi edhe arsyen përse vendosi që të mos e vijojë historinë me Kristin brenda shtëpisë. Madje ai shprehet se do të ishte e çuditshme nëse do të riktheheshin.

“Me mënyrën si përfundoi këtu do ishte çudi të riktheheshim dhe të kërkoja të njëjtën gjë nëse diçka mbyllet me mirë të jetë e mbyllur”, tha Kristi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *