Ushqimet e skuqura janë padyshim të ndaluara për ata që janë në dietë. Por a duhet t’i ndalojmë apo të paktën t’i kufizojmë ato nga dieta jonë? Sigurisht, kjo është diçka e vështirë pasi kuzhina jonë përmban shumë ushqime të tilla. Pra faji nuk është tërësisht te ushqimet e skuqura por te vaji i ullirit.
Natyrisht, përveç problemit që mund të na shkaktojnë shëndetit, të mos harrojmë edhe anën praktike të rastit. Sa herë ju ka djegur vaji i tiganit që ju ka spërkatur? Pra, nëse nuk mund t’i rezistoni një pjate patate të skuqura, të paktën shpëtojeni veten nga djegia.
Ne sot do t’ju tregojmë një truk të vogël për të mos u spërkatur më me vajin tuaj. Shikoni sa e thjeshtë është.
Hidhni pak kripë në tigan përpara se të shtoni mishin ose peshkun për ta skuqur. Kjo do ta mbajë vajin të nxehtë, por jo të spërkat.