Ish-finalistin e “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj, shumë shpejt do ta shohim në ekranin e Top Channel. Ai do të jetë pjesë e jurisë së emisionit “She’s on Top” së bashku me ish-finalisten tjetër të këtij edicioni, Dea Mishel.
Ditën e djeshme, Kristi ka postuar në “Instastory” disa pamje ku do të zhvillohet “She’s on Top”. E gjeni dot vendin? Është pikërisht te shtëpia e “Big Brother”, e cila tashmë po transformohet dhe do të presë konkurrentet e emisionit që do të nisë së shpejti.
Aliaj fillimisht ka postuar një foto ku shfaqet një perde e madhe dhe u thotë ndjekësve të gjejnë vendin. Më pas ai ka postuar një imazh tjetër ku shfaqet pishina, në të cilën po punojnë për t’i dhënë një pamje tjetër.
“Kujtime të thyer”, shkruan Kristi në një postim tjetër, ku shfaqet një tjetër kënd i shtëpisë së BB VIP.
E në fund fare, ish-banori kujton se në atë shtëpi ka qëndruar plot 133 ditë.