Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashur të publikut. Ata pëlqehen shumë si në fushat e artit që mbulojnë, ashtu edhe për marrëdhënien e bukur që kanë krijuar.
Dyshja nuk ngurojnë që herë pas here të flasin për njëri-tjetrin në intervista të ndryshme. Së fundmi, Besi është pyetur në emisionin “Zemër Luana”, se cila është pjesa më ‘HOT’ e trupit të Xhensilës që e kthen në një skifter dhe ai nuk ka nguruar të përgjigjet.
“Është e gjitha yll, ama sytë i ka…Kur më sheh ashtu, nuk e di”, u shpreh aktori.
Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka. Në shumë deklarata të dhëna së fundmi, ata kanë pohuar se duan që shumë shpejt ta shtojnë familjen e tyre me të tjerë fëmijë.