Talibanët thanë të martën se do ta qeverisin Afganistanin përmes Sheriatit. Në një konferencë për shtyp ata thanë se çështje madhore si të drejtat e grave apo liria e mediave do të respektohen “brenda kornizës së ligjit islamik”.
Grupi nuk dha hollësi se çfarë nënkuptonte me “kornizë ligji islamik”. Herën e fundit që ata drejtuan Afganistanin në vitet 1996-2001 mbështetën dënimet e rënda me ekzekutime publike për ata që kryejnë vrasje dhe tradhti bashkëshortore.
Çfarë është Sheriati?
Para së gjithash, Sheriati (që fjalë për fjalë do të thotë ” “rrugë e qartë, ecje e mbarë drejt ujit””) mund të përkufizohet si një “dimension shpirtëror” që prek si sferën private ashtu edhe atë publike të kulturës islame. Sa i përket sferës së ligjit për të drejtën e Sheriatit, ekzistojnë dy burime të shkruara të cilat janë Kurani dhe Suneti (grupi i akteve dhe thënieve të Muhamedit të klasifikuara gjatë shekujve).
“Prandaj nuk është e drejtë zakonore por doktrinare” siç specifikon Marianella Piratti, studiuese e së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Padovës. Nga këto burime rrjedhin interpretime dhe njohuri nga studiuesit të cilat ndryshojnë sipas traditës së referencës dhe nga rajoni në rajon dhe të cilat pastaj rrjedhin në renditjen e gjendjeve individuale.
Sidoqoftë, në Kuran, vetëm 600 ajete nga mbi 6,000 përmbajnë detyrime të sakta ligjore.
Pra, Sheriati është sistemi juridik Islam, ose thënë ndryshe një kod udhëzimesh për jetën të drejtuar nga dijetarët e fesë, kjo në bazë të interpretimit të Kuranit. Ekspertizat ligjore, që quhen ‘fetva‘, bëhen zakonisht nga një myfti i specializuar që quhet ‘fëkëh’.
Ky kod synon t’i ndihmojë besimtarët t’i kuptojnë më mirë rregullat që duhet t’u përmbahen dhe mënyrën se si mund t’i përballin apo përjetojnë aspekte të ndryshme jetësore, përfshirë këtu lutjet, agjërimin dhe bujarinë ndaj të pamundurve.
Si ndodh në praktikë?
Sheriati është në vetëvete udhëzimi i kërkuar nga myslimanët se cilat aspekte të përditshmërisë janë konform rregullave të fesë. Për shembull, një mysliman është në mëdyshje se çfarë të bëjë nëse një koleg e fton pas pune në lokal, ai mund t’u drejtohet dijetarëve të fesë për këshillë për t’u siguruar nëse kjo nuk është në shkelje me besimin.
Ngjashëm ata mund t’u drejtohen dijetarëve të fesë për çështje familjare, ekonomike apo dhe biznesi.
Cilat janë disa nga ndëshkimet më të rrepta?
Ligji i Sheriatit i ndan shkeljet në dy kategori të përgjithshme: shkelje “hadd”, të cilat janë krime të rënda me dënime të ndryshme dhe shkelje “tazir”, ku dënimi u lihet në dorë gjykatësit, që quhet kadi.
Shkeljet “hadd” përfshijnë vjedhjen, e cila mund të dënohet me prerje të dorës së autorit, dhe po kështu tradhtinë bashkëshortore, e cila mund të ndëshkohet me dënimin me vdekje duke u qëlluar me gurë.
Organizata të ndryshme fetare argumentojnë se për shkallën e ndëshkimeve të shkeljeve “hadd” kërkohet një barrë e madhe provash. OKB është shprehur kundër ekzekutimeve me gurë, duke thënë se “ato janë torturë, trajtim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues ndaj dhe duhen ndaluar”.
Pak shtete myslimane aplikojnë dënime të tilla, dhe sondazhet tregojnë se qëndrimet e besimtarëve ndaj këtyre dënimeve ndryshojnë shumë nga vendi në vend.
Si merren dhe nga burojnë vendimet?
Si çdo sistem ligjor, edhe sheriati është kompleks dhe cilësia e zbatimit të tij varet nga niveli dhe mënyrës së përgatitjes së atyre që e ofrojnë ekspertizën. Ata që nxjerrin udhëzimet dhe vendimet janë dijetarët e fesë islame që merren me anën juridike. Udhëzimi që konsiderohet një vendim ligjor formal quhet fetva.
Ekzistojnë pesë doktrina, apo drejtime të ndryshme që përdoren si bazë për interpretimin e ligjit të Sheriatit. Këto janë studiuar ndër vite në shkollat fetare të Islamit.
Katër janë ndër besimin syni (Hanafi sipas Abu Hanifa, Maliki sipas Malik Ibn Anas, Shafii sipas Muhammad ibn Idris al-Shafii dhe Hanabali sipas Ibn Hanbal) dhe një ndër besimin shiit (Xhafar, sipas Ja’far al-Sadiq).
Sheriati është bazë e jurispundencës në Arabinë Saudite, Iran, Kuvajt, Katar, Bahrein etj. Por në secilin prej këtyre vendeve përveçse aplikohen doktrina të ndryshme, ka edhe ndryshime që rrjedhin nga kultura apo tradita lokale e popujve që jetojnë në këto vende.
Traditat lokale integrohen te sistemi i sheriatit dhe në rastin e Afganistanit, ky sistem ndërlidhet me traditat pashtune që bazohen më së shumti te e drejta fisnore. Kjo e bën Sheriatin në Afganistan të ndryshëm nga vendet e tjera.
Shtetet teokratike dhe laike
Ka rreth dhjetë vende ku Kurani frymëzon plotësisht jetën publike dhe kodet penale në kuptimin teokratik; mes këtyre Arabia Saudite, Irani, Pakistani; ndër të tjerat, për shembull ato të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Afërt, qasja është më laike: parimet fetare rregullojnë vetëm marrëdhëniet private (për shembull, ligji familjar); në disa të tjera ndarja midis shtetit dhe fesë është e plotë, siç është rasti në Tunizi, Bosnjë dhe vendet e Azisë Qendrore të lindura nga rënia e BRSS.
Rasti i Arabisë Saudite
Kjo shpjegon dallimet e thella ligjore që karakterizojnë shtetet ku popullsia është kryesisht myslimane. Eshtë po aq e vërtetë se ku Kurani është burimi i ngurtë i politikës, të drejtat e individëve janë shumë të shtypura. Gjendja e grave në Arabinë Saudite vlen për të gjithë: e ndaluar të martohesh me një jomusliman, e ndaluar të dalësh nga shtëpia nëse nuk shoqërohet nga një burrë, e ndaluar të kryejë një sërë punësh, ndarje strikte e gjinive në hapësirat publike dhe shkollat.
/Burimi: Corriere.it/ përshtati në shqip Priza.al/