Çfarë është meditimi nëpërmjet ecjes?

Për Thich Nhat Hanh, murgun e ndjerë vietnamez që e popullarizoi shumë meditimin në Perëndim, ecja nuk ishte thjesht një mënyrë për të shkuar nga një vend në tjetrin, apo një aktivitet që shfrytëzohet për një shëtitur në ndonjë shteg të mahnitshëm pyjor.

Ajo mund të jetë edhe një praktikë e thellë medituese, që i vendos njerëzit në kontakt me frymëmarrjen dhe trupat e tyre, me vetë Tokën, dhe që krijon një vetëdije për atë që ai e quajti “ndër-ekzistenca”, pra jeta e ndërvarur nga të tjerët. Deri kur vdiq më 22 janar të këtij viti, Thich Nhat Hanh, ishte një nga udhëheqësit budistë më me ndikim në botë. Ai krijoi termin për të përshkruar “ndërlidhjen tonë të thellë me gjithçka tjetër”. “Që të shfaqet, gjithçka në kozmos mbështetet tek gjithçka tjetër, qoftë ky një yll, një re, një lule, një pemë, ti apo unë”, thoshte ai.

Si studiues i budizmit bashkëkohor, unë kam shqyrtuar se si leksionet e murgut kombinojnë praktikat personale si ndërgjegjja, me ndryshimet shoqërore. Një lëvizje e quajtur “budizëm i angazhuar”, të cilin Thich Nhat Hanh e zhvilloi përmes aktivizmit të tij paqësor kundër Luftës së Vietnamit.

Por një nga mësimet e tij më të dashura, është meditimi përmes ecjes në këmbë, e cila ishte një pjesë kyçe e çdo leksioni që ai mbante në mbarë botën. Thich Nhat Hanh, besonte se Toka është e shenjtë, prandaj kudo që ecën dikush, atij mund t’i kujtohet kjo lidhje shpirtërore duke e bashkuar mendjen me trupin. Ai thoshte se shtëpitë e vërteta të njerëzve ndodhen në momentin e tanishëm, nëpërmjet ndërgjegjësimit për hapat e tyre në Tokë, për trupat dhe mendjet e tyre.

Ja cilat janë 3 hapat e këtij meditimi:

1.Gjeni një moment për të marrë frymë thellë, dhe vëreni trupin tuaj në qendër tëhapësirës ku do të ecni

Në qendrat e praktikave në Plum Village, murgjit dhe murgeshat i udhëheqin pjesëmarrësit në këndimin e disa këngëve, përpara se të fillojnë meditimin. Për shembull, në këngën me titull“Ne jemi të gjithë duke lëvizur”, grupi këndon:Ne të gjithë po lëvizim në një udhëtim drejt askundit, duke e marrë lehtë, duke e marrë ngadalë. Nuk ka më shqetësime, as nevojë për të nxituar, os mbani asgjë, lërini që gjitha të shkojnë”.

2.Ndërsa ecni, kini parasysh frymën tuaj dhe hapat tuaja

Ecni në një mënyrë të ngadaltë, të relaksuar, dhe mundësisht me një buzëqeshje të lehtë. Mendoni për mrekullinë e të qenit gjallë, dhe mbi të qenit në gjendje për të shkelur mbiTokën Nënë, duke përsëritur këto fraza:“Duke marrë frymë, unë e di që Nënë Toka është brenda meje. Duke marrë frymë, unë e di që jam në Tokën Nënë”.

3.Merrni frymë sa herë hidhni një hap, duke u fokusuar tek kontakti i këmbës me Tokën.

Gjithashtu ju mund të vini re se sa hapa bëni duke marrë frymë në mënyrë natyrale. Gjithëthelbi është të gjendet një lidhje midis frymëmarrjes dhe hapave të tu. Në vend të meditimit ulur, praktikat e Thich Nhat Hanh, e vënë theksin në shtimin e përqendrimit në jetën e përditshme në çdo kohë dhe kudo. Duke e përfshirë meditimin përmes ecjes në një program ditor ose javor të jetë tuaj, çdo hap mund të jetë pjesë e një praktike më të thellë të ndër-ekzistencës. /”The Conversation”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *