Obeziteti është një nga sëmundjet më të përhapura dhe kronike që kanë nevojë për trajtim dhe parandalim mjekësor sistematik. Është e përcaktuar si një akumulim i tepërt i yndyrës në trup. 1 Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e përcakton obezitetin si një gjendje klinike kronike që zakonisht kërkon terapi afatgjata për të nxitur dhe ruajtur humbjen e peshës.1
Shumë faktorë gjenetikë, fiziologjikë dhe të sjelljes ndaj ushqimit luajnë një rol në etiologjinë e obezitetit. Dihet që dieta dhe stërvitja luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin dhe parandalimin e obezitetit si dhe çrregullimeve që lidhen me të si p.sh. hipertensioni, sëmundjet kardiake dhe diabeti. 1 Në nivel individual, obeziteti është sasia e yndyrës së trupit – veçanërisht indi dhjamor.2
Shpërndarja zonale e indit dhjamor është e rëndësishme për të kuptuar se si obeziteti lidhet me disa nga co-morbiditetet shoqëruese. Yndyra e tepërt në zonën qendrore të trupit ose në pjesën e barkut shpesh korrespondon me rritjen e vdekshmërisë dhe rrezikun e sëmundjeve.3
Një parim themelor i të ushqyerit dhe metabolizmit është që ndryshimi i peshës së trupit është i lidhur me një çekuilibër midis përmbajtjes së energjisë së ushqimit të ngrënë dhe energjisë së shpenzuar nga trupi për të jetuar dhe për të kryer punë fizike. Për të ruajtur një peshë të qëndrueshme të trupit, me kalimin e kohës, energjia e marrë duhet të jetë egzaktësisht e barabartë me energjinë e shpenzuar.
Sa më shumë të kuptohet për etiologjinë e obezitetit, aq më shumë shfaqet ajo.
Mbipesha dhe obeziteti janë rezultat i mosbalancimit të energjisë për një periudhë të gjatë kohore. Shkaku i mosbalancimit të energjisë për secilin individ mund të jetë si rezultat i kombinimit të disa faktorëve. Sjelljet individuale, faktorët mjedisorë dhe gjenetikë, të gjitha kontribuojnë në kompleksitetin e epidemisë së obezitetit. Përpjekje të mëdha janë duke u shqyrtuar në komunitetin shkencor për t’u përqendruar në secilën prej këtyre fushave, por më pak përpjekje për t’u integruar midis fushave!