Çfarë fshihet pas 6 ëndrrave më të shpeshta që shohin njerëzit

E mbani mend ëndrrën e fundit që keni parë apo jeni nga ata njerëz që nuk shohin kurrë të tilla? Edhe pse mund të mos i mbani mend, është e provuar shkencërisht se të gjithë njerëzit shohin ëndrra gjatë gjithë jetës. Psikologu dhe eksperti i ëndrrave Ian Wallace, i cili ka interpretuar më shumë se 150 mijë ëndrra në më shumë se 30 vite praktikë, ka hartuar një listë me 6 ëndrrat më të frikshme dhe kuptimin e tyre.

1.Sikur rrëzoheni: Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur rrëzoheni, me siguri po kaloni një moment jo shumë të mirë. Ndjesia e rrëzimit nënkupton që jeni i pasigurtë dhe nuk dini në ç’terren po shkelni.
2.Sikur fluturoni: Kjo ëndërr ka dy kuptime: a.Lartësia shpreh dëshirën për të patur situatën nën kontroll të vazhduesëhm, mund të bëhet fjalë për një gjendje në familje, shoqëri ose në marrëdhëniet personale; b.Kurse sipas interpretimit të dytë, personat shohin këtë lloj ëndrre duan ta lënë vetën të lirë dhe të përhumben në ajër.
3.Ëndërroni sikur ju ndjekin: Kjo është një nga ëndrrat më të zakonshme që shohin shumica e njerëzve. Në qoftë se ju ndodh të shihni vazhdimisht ëndrra të tilla do të thotë që keni frikë dhe po përpiqeni t’i shpëtoni një situate të vështirë.
4.Sikur hani:Ju ka ndodhur të shihni në ëndërr sikur zhyteni kokë e këmbë në frigorifer dhe më pas të jeni zgjuar më të rritur se kurrë ? Kjo ëndërr nuk ka të bëjë aspak me nevojën për t’u ushqyer, por nevojën për dashuri dhe mbështetje.

5.Sikur nuk gjeni banjën: E çuditshme, por kjo është një tjetër ëndërr shumë përcaktuese për një person. Banjoja në ëndërr përfaqëson udhëkryqin e ndjenjave dhe pamundësinë për të marrë vendimin e duhur.
6.Sikur i jepni makinës: Në qoftë se shihni vazhdimisht këtë lloj ëndrre, duhet të merrni nën kontroll timonin e jetës suaj. Kini kujdes shpejtësinë me të cilën merrni situata të ndryshme.

/living

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *