Askush prej nesh nuk mund t’i shpëtojë fundit të jetës sonë. Ka shumë njerëz që kanë përjetuar vdekjen klinike dhe tani është zbuluar se si duken fazat që duhet të kalojë secili prej nesh.
Priza.al ju sjell rrëfimin e një mjeke të njohur, e cila tregon edhe fazat që kalon njeriu para se të ndrojë jetë.
Dr Kathryn Mannix, e cila ka parë më shumë se 2 mijë njerëz që kanë vdekur, tha se “vdekja është proces, ashtu si edhe lindja”.
“Faza e parë është një ndryshim i papritur dhe nga një moment në tjetrin zhduken të gjitha dhimbjet. Iku ankthi, frika, zhurma. Ka vetëm paqe, qetësi, qetësi”, tregon ajo. Faza e dytë është “përvoja jashtë trupit”, që do të nënkuptonte lënien e trupit dhe mundësinë për të parë veten.
Kjo ndodhte më shpesh kur njerëzit ishin afër vdekjes ose në tavolinën e operacionit, ndërsa faza e tretë ishte e këndshme për të gjithë. Mjekja tregon se në fazën e katërt pacientët shohin një dritë që “shkëlqen në errësirë të plotë”, tregon ajo.
Ajo e përshkroi fazën e pestë, të cilës pak njerëz i mbijetuan, si “ambient i bukur, ngjyra të gëzueshme, dëgjim i muzikës dhe një ndjenjë dashurie pa kushte”. Edhe pse momenti i vdekjes është ende duke u hetuar, shkencëtarët pohojnë se ne mund të shohim një film të kujtimeve tona ndërsa jemi duke vdekur.
Pjesët e trurit të përfshira në këto studime sugjerojnë gjithashtu se ne mund të hyjmë në një gjendje paqësore, të ngjashme me ëndrrat, që është e ngjashme me meditimin.