Ajo është padyshim një nga frutat më të shijshme dhe plot lëng të verës por edhe më të pasurat në vlera.

Dardha është një burim i shkëlqyer i fibrës, beta karotenit dhe vitaminave B.

Ajo përmban gjithashtu minerale të rëndësishme e të dobishme për shëndetin e njeriut.

Arsyet përse dardha është e dobishme për rënien nga pesha

Të dhënat thonë se dardha është e dobishme për rënien nga pesha sepse: përmban shumë fibër, ka pak kalori, përmban shumë ujë dhe përmirëson tretjen.

Sipas tyre, dardhat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe fibrës.

Fibra ju mban të ngopur për shumë kohë dhe tretet ngadalë.

Një dardhë mesatare përmban 6 gramë fibër ose 24% të nevojës ditore të fibrës për një grua nën moshën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, një dardhë mesatare ofron 56 kalori, gjë që e bën atë jo vetëm një frut përmbushës në aspektin e urisë por edhe aleat në objektivin e rënies nga pesha.

85% e përmbajtjes së dardhës është ujë, një aspekt tjetër i rëndësishëm që tregon se dardha është shumë e mirë për rënien nga pesha.

Fibra dhe uji përmirësojnë tretjen dhe shmangin konstipacionin, duke eliminuar kështu fryrjen e pakëndshme të stomakut.

Njerëzit që hanë dardhë cdo ditë janë 35% më pak të rrezikuar nga mbipesha

Studimet e kohëve të fundit konfirmojnë se konsumi ditor i dardhës luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet për të mbajtur peshën nën kontroll.

Të dhënat e një studimi të kryer nga Universiteti Shtetëror i Luizianës ka zbuluar se njerëzit që hanë dardhë çdo ditë janë 35% më pak të rrezikuar nga obeziteti dhe mbipesha.

Ky zbulim i atribuohet faktit se dardha është e pasur me fibër, vitaminë C, magnez, bakër dhe kalium.

Veç kësaj, dardha është një frut që ul rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe që pastron organizmin nga toksinat.

/Marrë nga AgroWeb.org/