Çfarë i ndodh trupit kur pijmë pije energjike

Në ditët e sotme numri i të rinjve që konsumojnë pijet energjike sa vjen e shtohet . Disa prej tyre i konsumojnë si ujë apo soda në mëngjes, drekë, darkë apo në vaktet në mes.Dëmet që vinë nga përdorimi i tyre janë të shumta.

Në pijet energjike ka shumë më tepër kafeinë sesa tek pijet e ngjashme joalkoolike me to si cola, sprite, soda. Kafeina e marrë në sasi të mëdha mund të shkaktojë probleme si nervozizëm, pagjumësi, probleme të stomakut dhe takikardi.Problemi më i madh duket se mbetet varësia në të cilën të çon konsumimi i rregullt i pijeve energjike.

Në shumë vende të botës shitja e tyre është e ndaluar ose lejohet vetën nën disa kushte specifike. Në Zvicër pijet energjike nuk u shiten fëmijëve nën moshën 15 vjeç .Përveç kësaj ka shumë paralajmërime rreth mos përdorimit të pijeve energjike bashkë me pijet alkoolike dhe pas stërvitjes. Në Norvegji shitja e tyre lejohet vetëm në farmaci.

Në Angli është i detyruar ngjitja e shënimeve në pijet energjike në të cilat shkruhet se përdorimi i tyre nuk është i përshtatshëm për fëmijë nën moshën 16 vjeç, gratë shtatzëna, nënat që ushqejnë fëmijët me gji dhe personat të cilët janë të ndjeshëm ndaj kafeinës. Në shtete si Australia dhe Zelanda e Re këta pije njihen si mbështetëse ushqimore prandaj nuk bëhet fjalë për lejimin e përdorimit të tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *