Sëmundja e Luiz Ejllit ishte çështja që përfshiu të gjithë disa javë më parë. Ndonëse pas manovrimeve të produksionit ai u detyrua ta pranonte se ishte një gënjeshtër, sërish ka pasur nga ata që besojnë se artisti me të vërtetë vuan nga një sëmundje e rëndë.
Këtë gjë e ka vërtetuar edhe njëherë gjendja e tij mbrëmjen e djeshme. Teksa të gjithë ndodheshin në oborr duke u argëtuar në mbrëmjen e organizuar fillimisht për vajzat, Luizi qëndroi në dhomën e gjumit.
Atje ai filloi të dridhej, ndërsa Nita Latifi e pa dhe iu afrua, duke u interesuar për gjendjen e tij. Për të mos alarmuar të tjerët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit.
Ndonëse e gjithë kjo situatë nuk u pasqyrua në kamera, disa biseda midis banorëve kanë lënë të kuptohet se në shtëpinë e “BBV” mbrëmë ka shkuar edhe një mjek.
Kjo gjë është dëgjuar të thuhet nga Maestro, ndonëse Kiara i ka kërkuar të mos e diskutojë si çështje. Vetë moderatorja nga ana tjetër në një bisedë me Ermionën, ka thënë që Luizit i duhet ilaçe specifike.
https://www.tiktok.com/@eribeqiri_/video/7204596158348512539?_r=1&_t=8aEDI6PXzLq