Dihet mirë se vdekja e dinosaurëve çoi në një diversifikim të jashtëzakonshëm të gjitarëve dhe zogjve në Tokë 66 milion vjet më parë. Por një studim i ri ka treguar se gjarpërinjtë gjithashtu kanë patur një spektakël evolucioni, dhe kanë nisur të ushqehen me insekte dhe hardhuca, të cilat nuk i konsumonin më parë.
Gjarpërinjtë po përpiqen që të shfrytëzojnë mundësitë që gjejnë në ekosisteme. Gjarpërinjtë e llojit Colubroid u diversifikuan kur paraardhësit e Botës së Vjetër kolonizuan Amerikën Veriore dhe Jugore.
Për të kuptuar më mirë se si ndodhi ky evolucion, ekspertët studiuan dietat e 882 llojeve gjarpërinjsh dhe përdorën modele matematikore për të kuptuar sesi zakonet e të ushqyerit të paraardhësve të tyre ndryshuan pasi një asteroid gjigant goditi Tokën.
Ata zbuluan se paraardhësi më i fundit i gjarpërinjve të gjallë ishte insektivor, dhe konsumonte vetëm insekte dhe krimba, por pas ngjarjes së zhdukjes Kretak-Paleogjene, dietat e gjarpërinjve u zgjeruan me shpejtësi duke përfshirë grupet e vertebrorëve që po lulëzonin gjithashtu pas zhdukjes së dinosaurëve.
Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/