“Çfarë ka…”/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Mond Çekiçit, një makinë i preu rrugën

Detaje të reja nga vrasja e Edmond Koçit kanë dalë në dritë. 40-vjeçari është qëlluar pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës, ku po udhëtonte me makinën e tij.

Në atë moment, një makinë i ka prerë rrugën. Shoferi i Koçit ka dalë nga makina për t’i pyetur se çfarë kishte ndodhur dhe më pas një person nga mjeti tjetër ka qëlluar me breshëri në drejtim të “Mond Çekiçit” duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas mjeti i autorëve është gjetur i djegur në Sukth, me targa të vjedhura në Tiranë. Nga ana mësohet autorët nuk kanë qenë të maskuar. Dyshohet se shkak për vrasjen e Koçit është bërë e kaluara e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *