Steve Jobs në vitin 1998, prezantoi iMac, produktin e parë të Apple.
Shkronja e vogël “i” përpara shumicës së produkteve të Apple është bërë aq e njohur sa që tani pothuajse askush nuk i kushton më vëmendje dhe akoma më pak njerëz e dinë se çfarë do të thotë në të vërtetë.
A keni menduar ndonjëherë se çfarë do të thotë në të vërtetë parashtesa “i”?
Zakonisht, njerëzit supozojnë se do të thotë ‘inteligjent ose i pazëvendësueshëm’ madje disa menduan se “i” do të thotë “telefoni im”, por nuk është kështu.
Në vitin 1998, Steve Jobs prezantoi iMac, produktin e parë të Apple me prefiksin tashmë të famshëm. Ideja e tij ishte e thjeshtë “i” nënkupton atë për të cilën shumica e njerëzve do të përdorin një kompjuter personal, që është interneti.