Ditën e djeshme “Vëllai i Madh” vendosi t’u bënte një lojë banorëve të shtëpisë së “Big Brother Vip” për të testuar durimin e tyre. Të gjithë duhet të futeshin brenda disa kutive kartoni me përmasat e tyre dhe me fotot e gjithsecilit në kuti dhe të qëndronin aty sa më shumë të ishte e mundur.
Ata duhet të flinin të hanin brenda kutive, pasi nëse do të dilnin do të përjashtoheshin nga loja. Por edhe pse brenda kutive banorët kanë gjetur kohë edhe për momente gazmore, ironike me njëri-tjetrin teksa kanë testuar edhe durimin e njëri tjetrit.
Disa banorë vendosën të hiqnin dorë nga loja shumë shpejt ndërsa disa të tjerë e zgjatën shumë duke fjetur edhe brenda kutive. Një prej tyre ishte edhe Iliri i cili qendroi pa dalë nga kutia deri sot në mëngjes kur djemtë vendosën t’ia japin fitoren Arjolës. Por qendrimi i Ilirit brenda kutisë nuk ishte aq i qetë pasi Monika e ngacmonte vazhdimisht me ironitë dhe kunjat e saj që vazhdojnë prej disa javësh me balerinin e njohur.
Por në një moment Iliri duket se u nervozua shumë nga sjellja e Monikës dhe nisi ta ofendonte. Në një moment Iliri i tha Monikës:
“Ik atje budallaqe”, dhe kur largohet Monika ai vazhdon ta ofendojë edhe më rëndë duke i thënë “çfarë k**e”.
Nuk dihet nëse kjo ishte një shaka apo ironi e radhës mes dyshes, por vlen të thuhet se situata mes tyre vazhdon të jetë e tensionuar që pas debatit për treshen me dhinë dhe emrin e saj “Nika”.
/Priza.al/