Bashkia e Tiranë ka nisur pastrimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për ta kthyer atë në gjendjen e mëparshme, pas protestës së opozitës. Kryebashkiaku Veliaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh falenderues ndaj skuadrës së pastrimit e cila po punon për ‘rikuperimin’ e hapësirave publike.
Protesta e organizuar nga opozita zgjati rreth 3 orë dhe u shënuan disa incidente të vogla. Një polic mbeti i lënduar, teksa tre protestues u shoqëruan në komisariat për hedhjen e tymueseve në drejtim të kryeministrisë.
Falemnderit skuadres fantastike te pastrimit e riparimeve te @CityOfTirana per rikuperimin ne kohe rekord te hapesirave publike pas "revolucionit" te rradhes! ♻️
Cdo gje xixe, per nje fundjave te bukur te familjeve te Tiranes te majta e te djathta, ne 103 Vjetorin Kryeqytet! 🙏🏻 pic.twitter.com/4z2DMD9uET
— Erion Veliaj #B40TiranaSummit 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) February 11, 2023