Open Balkan mesaduket do të mblidhet herën tjetër në Beograd në vjeshtë. Të paktën kështu ka bërë të ditur kreu i dhomës ekonomike të Serbisë. Marko Čadež madje ka zbuluar se Ballkani i hapur nuk do të ketë barriera në qarkullimin e produkteve ushqimore
Sipas tij tregu i brendshëm I erbisë do të jetë i furnizuar në mënyrë stabile me ushqime bazë falë edhe kësaj marrëveshje.
Në kuadër të Open Balkans, nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të miellit, sheqerit, vajit dhe ushqimeve të tjera bazë, deklaroi kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë.
Ai ka bërë të ditur se këtë do ta vërtetojë marrëveshja që është duke u përgatitur dhe që do të nënshkruhet në shtator në Beograd.