Çfarë mendon Shakira për planet e reja të Pique-s?

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me jetën e Pique pas ndarjes nga Shakira. Tashmë mësohet se ai ka në plan të ketë një fëmijë me të dashurën e tij të re Clara Chia. Ky lajm u bë me dije nga një gazetar. Sipas Jordi Martin, programi Telecinco ‘Socialite’ e bëri të ditur si informacion.

“Është diçka që do ta shqetësojë sepse Shakira dhe Pique kishin biseduar shumë. Ishte një gjë për të cilën të dy nuk ishin dakord. Më konkretisht, është një çështje për të cilën Pique dhe Shakira kishin mosmarrëveshje prej vitesh”.

Më herët, Pique është mërzitur shumë me një intervistë të Shakirës që ka dhënë për  “ELLE” pak kohë më parë.

“Mund të them vetëm se unë vendosa gjithçka që kisha në këtë marrëdhënie dhe në familjen time. Gerard, si futbollist që është, donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja atë. Vendosa karrierën time prapa dhe unë erdha në Spanjë, që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe ishte një akt dashurie. Falë kësaj, fëmijët e mi mundën të kishin një nënë të pranishme dhe unë kam një lidhje të pabesueshme me ta që është e pathyeshme dhe që na mban”, u shpreh më herët këngëtarja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *