Nëse punoni nga kompjuteri, kontrolloni herë pas here ekranin e celularit, ktheheni në shtëpi dhe shikoni përsëri ekranin e televizorit ose përdorni rrjetet sociale, mos u habitni nëse keni migrenë dhe dhimbje koke. Ekranet dhe drita që lëshojnë mund ta përkeqësojnë problemin edhe më shumë.
Hulumtimet kanë treguar se qëndrimi përpara ekraneve intensifikon migrenën dhe dhimbjet e kokës. Ja çfarë mund të bëni për t’i shmangur ato:
Ulni ndriçimin e ekranit tuaj
Çdo telefon celular dhe kompjuter ka aftësinë për të rregulluar ndriçimin e tij. Sa më pak dritë të lëshojë, aq më mirë.
Përdorni syze që filtrojnë rrezatimin blu
Mund të mos jetë vërtetuar shkencërisht që syzet e rrezatimit blu mbrojnë kundër migrenës, por shumë neurologë i rekomandojnë, pasi bllokojnë në një farë mënyre, qoftë edhe një sasi të vogël, rrezatimin nga ekrani.
Mos harroni të bëni pushime të shpeshta larg ekraneve
Është e rëndësishme të bëni pushime të shpeshta nga ekranet. Mbani mend, në vend që të shkoni nga një ekran në tjetrin, mos shkoni direkt nga kompjuteri në celular, ose nga televizori në laptop. Mbyllni sytë për pak ose zgjidhni të shikoni diçka interesante, pa ndërmjetësimin e një ekrani.
Vendosni një kujtesë kur kaloni një kufi të caktuar kohor
Shumë aplikacione si Instagram për shembull, ju japin mundësinë për të vendosur një njoftim/kujtuesë sa herë që kaloni një kufi të caktuar. Kështu që mund të vendosni një kujtesë çdo 1 orë në mënyrë që të bëni pushimin tuaj dhe të jeni të vetëdijshëm se sa kohë humbisni në ekrane çdo ditë.
Merrni ilaçet e duhura herët
Përpara se migrena të fillojë të ketë simptoma dhe dhimbje të forta, sapo të kuptoni se është gati të fillojë, merrni mjekimin e duhur për ta “parandaluar” dhe mos qëndroni para ekranit.