Temperaturat janë të larta, dhe lëngjet e ftohta janë shpëtimi për ne .
Uji i ftohtë i mirë apo i dëmshëm për organizmin?
Uji i ftohtë mund të shkaktojë efekte në organizem sidomos kur ai konsumohet menjëherë pas vaktit të ushqimit .
Probleme Me Tretjen
Pirja e ujit të ftohtë pas vakteve mund të shkaktojë probleme me tretjen.
Kjo ndodh sepse temperaturat e ftohta ndryshojnë strukturën e ushqimeve të konsumuara dhe vështirëson tretjen e tyre.
Për shembull, ushqimet me yndyrë kanë tendencën të ngurtësohen kur përzihen me ujë të ftohtë.
Sa më shumë kohë të kërkojë tretja aq më të mëdha do të jenë problemet me refluksin acidik.
Më Shumë Etje
Sa më shumë ujë të ftohtë të pini, aq më të etur do të ndiheni, uji i ftohtë shkakton humbje më të mëdha të lëngjeve, gjë që do të thotë se pavarësisht se keni pirë ujë, trupi mbetet i dehidratuar.