Çfarë ndodh kur dashuria kthehet në një varësi

Varësia, qoftë nga lëndët narkotike apo varësia nga njerëzit, ka të bëj me ‘fiksimin’ në ndjenja negative të ankthit, depresionit, vetbesimit, apo dhe frikës së braktisjes.

Marrëdhëniet e shëndetshme kalojnë nga euforia fillestare, në një njohje dhe dashuri reale kundrejt partnerit, si një person me gabimet dhe të mirat e veta. Lidhje që ndërtohen mbi varësinë, karakterizohen nga ndjenja jo reale, ose siç e përkufizon shprehja ‘jo me këmbë në tokë’, si dhe nga pritshmëri shumë të larta nga partneri.

‘Në fillimet tona ai më shkruante papushim, tani çfarë ka ndodhur, çfarë nuk po shkon me ne?”

Në mënyrë të pashmangshme, marrëdhëniet e varësisë përshkallëzojnë ankthin, i shtyjnë njerëzit drejt panikut dhe mohimit të realitetit.

Varësia

Varësia ndaj një përsoni tjetër reflektohet në preokupimin apo maninë për të ruajtur një lidhje. Mesazhet dhe telefonatat e pafundme rrisin nivelin e ankthit dhe nuk sigurojnë dashuri.

Humbje kontrolli

Kërkesat e vazhdueshme dhe këmbëngulëse për siguri nga partneri në fund të fundit nxisin refuzimin, zemërimin deri në kërcënim për ndarje.
Nuk është për t’u habitur që shpesh ka një bashkë-varësi me një partner i cili në një nivel mund të refuzojë kërkesat, por qëndron sepse ai/ajo gjithashtu ka nevojë për adhurim dhe kontroll.

Humbja e vetvetes

Një nga kostot më të mëdha të lidhjes që karakterizohet nga varësia është humbja e vetvetes.

Rezulton në një pamje gjithnjë e më të zhvlerësuar të vetvetes dhe në një version të idealizuar të tjetrit. Kjo e bën varësinë nga tjetri – edhe më të madhe.

Humbja e funksionimit

Nevoja e vazhdueshme për partnerin, si dhe mos pranimi i distancës nga ai, ju ndërpret marrëdhënien me të tjerër dhe kujdesin ndaj vetes, shoqërisë dhe familjarëve.

Çfarë e ndalon varësinë në një lidhje?

Shërimi nga një marrëdhënie e till, fillon nga pranimi i varësisë. Pra ju nuk duhet ta mohoni se jeni të varur nga partneri. Shërimi përfshin dëshirën për të ndryshuar. Shumë psikologë thonë që ndarja shpeshherë nuk shihet si zgjidhje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *