Pas një debati verbal mes simpatizantëve të koalicionit opozitar dhe përfaqësuesve të PS-së në Maqellarë, gjatë largimit në shtëpi të të parëve për në fshatin Kllobcisht, nga makina me targë BX 495 CW, tipi Mercedes ML, ngjyra jeshile, është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Më pas makina është larguar me shpejtësi, por ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë, por pa u dëmtuar dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Policia ka qenë e pranishme në vendngjarje, por nuk ka arritur të arrestojë autorët.
Personat brenda makinës kanë qenë të maskuar me kapuç. Kjo makinë ka qarkulluar gjatë gjithë ditës në Maqellarë dhe fshatrat përreth. Qytetarët e pranishëm në vendngjarje deklaruan dhe dyshuan se ishte ish-Administratori i njësisë administrative Maqellarë Erger Kosiqi, sot drejtor i Sigurimeve Shoqërore në Peshkopi./BW