Këngëtari Luiz Ejlli duket se po vijon lojën e ‘Big Brother VIP’ disi mbrapsht, pak i dyzuar.
Luizi është konfuzuar rreth situatës së krijuar me Efin. Ai i tha Kiarës se kohëve të fundit ka pasur banorët afër vetes, e ndërsa tani të gjithë i ka kundër.
Luizi tha se me zënken e Efit, çdo gjë është duke ecur mbrapsht dhe se tani nuk po di si të luajë.
Ai tha se duke u marrë me të për ta çuar në finale, është duke humbur lojën e tij.
Kiara i kërkoi që mos ta llogarisë atë, por të bëjë lojën e tij duke ecur para.
Por Luizi i tha se ajo u bë ‘sebepi’ që tani ka gjithë shtëpinë kundër, por pavarësisht kësaj nuk ka se çfarë të bëjë ndryshe për momentin.