Mëngjesin e sotëm Luiz Ejlli e ka nisur duke bërë një xhiro rreth pishinës. Gjatë kësaj kohe ai është përlotur dhe pranë tij nuk ishte asnjë nga banorët.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që këngëtari përlotet teksa qëndron vetëm në mëngjes.
Më herët, i pyetur nga Arbana Osmani se pse përlotet në mëngjes, Luizi u shpreh se është një këngë që i kujton babain e tij të ndjerë, i cili e pëlqente atë.
Por sot nuk ishte ajo këngë në sfond e nuk dihet çfarë i është kujtuar dhe pse këngëtari ka qarë.