Çfarë ndodhi? Majk thumbon kolegët e tij (Foto)

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën këngëtarin të jetë vërtet unik.

Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

E në një fragment shumë të shkurtër kohor, artisti lançoi plot dy bashkëpunime shumë të suksesshme, një me Gjikon dhe një me Bardhin dhe një me Ghetto Geasyn.

Së fundmi reperi ka postuar në Instastory bashkëpunimin e publikuar së fundmi të artistëve botëror Drake, Dj Khaled dhe Lil Baby dhe ka treguar se ky projekt muzikor ka arritur 3 milion klikime në YouTube për vetëm një ditë, ndërsa këngëtarët e vendit tonë arrijnë më shumë klikime se kaq për një ditë, duke nënkuptuar dhe akuzuar kështu se kolegët e tij i blejnë klikimet.

Që prej momentit që një dyshe e suksesshme si Majk dhe Bardhi na zbuluan se do të vijnë me një bashkëpunim lajmi u bë shumë viral për vetë faktin se treguan gjithashtu se protagoniste në videoklipin e këngës është gjithashtu modelja e njohur seksi Kejvina Kthella.

‘Ama’ e dy reperëve në vetëm 2 muaj nga publikimi i saj ka arritur 12 milion klikime në YouTube duke u futur në këngët më të dëgjuara të këtij fillim sezoni veror.

‘Kce kce’ quhet projekti i muzikor i Majk dhe Gjiko që ka vetëm 2 muaj nga publikimi dhe ka arritur të numërojë mbi 18 milion klikime, një sukses ky shumë i madh edhe pse i pritshëm nga dy artistë si ata.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *